Turqia thekson ekstradimin e pjesëtarëve të PKK nga Gjermania
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34408-turqia_thekson_ekstradimin_e_pjesëtarëve_të_pkk_nga_gjermania
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka kërkuar ekstradimin e 4000 pjesëtarëve të grupit militant kurd PKK nga Gjermania.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 14:49 Europe/Tirane
  • Turqia thekson ekstradimin e pjesëtarëve të PKK nga Gjermania

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka kërkuar ekstradimin e 4000 pjesëtarëve të grupit militant kurd PKK nga Gjermania.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun e tij boshnjak të zhvilluar në Ankara, deklaroi se Gjermania po bënë tolerancë ndaj terroristëve dhe terrorizmit dhe i ka strehuar 4000 pjesëtarë të grupit PKK. Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë ftohur pas kritikave të Angela Merkel, kancelares gjermane ndaj autoriteteve turke për arrestimin e gazetarëve në Turqi.