I dërguari i OKB paralajmëron rreth krizës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34426-i_dërguari_i_okb_paralajmëron_rreth_krizës_në_jemen
I dërguari special i OKB për krizën në Jemen, ka paralajmëruar për situatën kritike në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • I dërguari i OKB paralajmëron rreth krizës në Jemen

I dërguari special i OKB për krizën në Jemen, ka paralajmëruar për situatën kritike në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ismail Veled Shejkh Ahmed, përfaqësues i OKB për krizën në Jemen, ka thënë se ekziston një situatë tejet kritike në Jemen dhe ka shtuar se nuk është në interes të asnjë organizate ndërkombëtare vrasja e popullit jemenas. Përfaqësues i OKB për krizën në Jemen i ka bërë thirrje të gjitha palëve luftuese në Jemen për të arritur paqe të plotë, sepse kjo është në interes të popullit. Ismail Veled Al Sheikh Ahmed, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, pas përfundimit të negociatave të Kuvajtit për arritjen e  paqes në Jemen, në një konferencë për shtyp ka thënë se konsultimet në lidhje me paqen në Jemen për gjetjen e rrugës për zgjidhjen e kësaj krize do të vazhdojnë dhe struktura e përpjekjeve do të ndryshojë.