Siria kritikon OKB dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar mosveprimin e OKB dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Bashar Xhaferi, përfaqësues i Sirisë në OKB, në një intervistë me gazetën libaneze Al Safir, ka thënë se nëse amerikanët dëshirojnë seriozisht të luftojnë terrorizmit në Siri, duhet të koordinohen me Damaskun, por ai ka thënë se nuk beson në një gjë të këtillë. Bashar Xhaferi në lidhje përdorimin e armëve kimike nga ana e terroristëve kundër civilëve sirianë në Alepo, veri të Sirisë, në dy javën e fundit, ka thënë: OKB nuk ka dhënë të paktën një deklaratë për media në lidhje me këtë çështje. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka shtuar se që nga fillimi i krizës në Siri e deri më tani, vendi i tij i ka dërguar të paktën 500 letra sekretarit të përgjithshëm të OKB, ku nga to 119 kanë pasur lidhje me terrorizmit dhe përdorimin e armëve kimike , por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më tani.