Kaliçdaroglu: ISIS dhe Erdogan kanë metodë dhe bindje të përbashkët
Kemal Kaliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane Popullore si partia më e madhe opozitare në Turqi, deklaroi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë dhe grupi terrorist ISIS kanë bindje dhe metodë të përbashkët.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Kaliçdaroglu në takimin e grupit parlamentar të Partisë Republikane Popullore, deklaroi: "Me mijëra qytetarë të Turqisë kanë shkuar në Siri dhe janë bashkuar me grupet terroriste ISIS dhe Fronti Nusra. Autoritetet e Turqisë ishin të informuar rreth kësaj çështje, mirëpo nuk kanë marrë masa parandaluese". Vlen të theksohet se qarqet e brendshme të Turqisë gjithnjë kanë akuzuar qeverinë e këtij vendi për mbështetje ndaj grupeve terroriste në Siri siç është ISIS.