ISIS djeg puset e naftës në Mosul
Grupi terrorist ISIS pasi është detyruar të tërhiqet nga rajonin Hamam Ali në jug të Mosulit, ka nisur tu vë flakën puseve të naftës në këtë rajon.
Sipas një njoftimi të Press Tv, mungesa e pajisjeve të nevojshme për fikjen e zjarrit, ka ngadalësuar shumë përpjekjet për fikjen e vatrave të zjarrit. Ndërkohë forcat irakiane kanë arritur të marrin kontrollin e 56 puseve të naftës në jug të Mosulit. Autoritetet irakiane njoftojnë se djegia e puseve të naftës nga ISIS, dëshmon për disfatën e rëndë të këtij grupi terrorist takfirist. Edhe tre javë më parë ISIS ka djegur puset e naftës në rajonin Meshrag në jug të Mosulit. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur më 17 tetor me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra forcave ushtarake, popullore dhe peshmerga të kurdëve. Deri tani në këtë operacion janë korrur suksese të konsiderueshme.