ISIS ekzekuton me vrasje 30 civilë irakianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34615-isis_ekzekuton_me_vrasje_30_civilë_irakianë
Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 30 civilë irakianë në qytetin Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2016 03:17 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton me vrasje 30 civilë irakianë

Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje 30 civilë irakianë në qytetin Mosul.

Kanali televiziv Al Sumerija News njoftoi se grupi terrorist ISIS këta persona i ka ekzekutuar me vrasje me akuzë të bashkëpunimit me forcat irakiane. Kjo është në kohën kur raportet më të fundit informative rreth operacioneve për çlirimin e Mosulit në veri të Irakut, kanë bërë të ditur zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave qeveritare dhe grupeve takfiriste në perëndim dhe në jug të Mosulit. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë mbi 60 terroristë. Në këtë kuadër, të martën gjithashtu forcat kurde pishmarg të Irakut kanë çliruar qytetin Bashika në afërsi të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Çlirimi i qytetit Bashika mund të konsiderohet hap i fundit në mbështetjen dhe në garantimin e sigurisë së forcave irakiane në frontin lindor të operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul. Operacionet për çlirimin e qytetit Mosul kanë filluar tri javë më parë dhe forcat irakiane deri më tani kanë çliruar me dhjetëra fshatra dhe qytete në rrethinën e Mosulit.