Ushtria sioniste plagos 11 palestinezë
Ushtarakët sionist kanë plagosur 11 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se nga sulmet e të mërkurës pasdite të ushtarakëve sionist kundër palestinezëve në lindje të Kodsit të pushtuar, janë plagosur 11 palestinezë. Të mërkurën në mëngjes gjithashtu ushtria sioniste ka martirizuar një palestinez dhe ka plagosur një tjetër në jug të qytetit Nablos. Gjatë sulmin e ushtarakëve sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Bejtul-Mokades janë arrestuar edhe 15 palestinezë. Sionistët për të arritur qëllimet e tyre pushtuese, sulmojnë vazhdimisht palestinezët dhe gjatë këtyre sulmeve që janë shtuar që nga tetori i vitit 2015 dhe që shkaktuar fillimin e Intifadës së Kodsit, deri më tani janë vrarë 260 palestinezë në mesin e tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur me qindra të tjerë.