Presidenti i Irakut: ISIS sëshpejti do të thyhet
Presidenti i Irakut vuri në dukje vullnetin serioz dhe vendosmërinë e vendit të tij për të luftuar kundër ISIS për të arrestimin e kreut të këtij grupi terrorist dhe deklaroi: ISIS gjatë dy muajve të ardhshme do të thyet përfundimisht në Mosul dhe nuk do të ketë mundësi të rezistojë më shumë se kaq.
Burimet irakiane njoftuar se Fuad Ma'sum, presidenti i Irakut, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Kiudo të Japonisë, ka parashikuar se forcat e armatosura të Irakut deri në fund të vitit 2016 do ta çlirojnë qytetin Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut. Ai ka thënë: "Nëse ISIS do ta humbë Mosulin, nuk do të arrij të rezistojë për një kohë të gjatë as në qytetin Raka të Sirisë. Iraku nuk synon të vrasë Abu Bekr Al-Bagdadi, kreun e ISIS, por dëshiron që ta arrestojë atë dhe ta gjykojë atë në mënyrë të drejtë ashtu siç bëri me Sadam Huseinin. Hetimi dhe marrja në pyetje e kreut të ISIS, do të bëjë të qartë shumë çështje në lidhje me grupet e tjera terroriste",- tha ndër të tjera presidenti i Irakut.