Terroristët përdorin armë kimike në Alepo të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34759-terroristët_përdorin_armë_kimike_në_alepo_të_sirisë
Ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë deklaruar se grupet terroriste kanë përdorur armë kimike në Alepo të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 11, 2016 10:35 Europe/Tirane
  • Terroristët përdorin armë kimike në Alepo të Sirisë

Ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë deklaruar se grupet terroriste kanë përdorur armë kimike në Alepo të Sirisë.

Faqja informative Pars Today njoftoi se Igor KIunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të premten  ka deklaruar se ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë gjetur mbetjet e bombave me përmbajtje të lëndëve kimike që kanë shpërthyer në Alepo dhe kanë arritur në këtë përfundim se grupet terroriste gjatë sulmeve të tyre kundër civilëve sirianë në rajonet nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo, kanë përdorur armë kimike. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka shtuar se këto operacione për hetime janë kryer në pjesën jugperëndimore të Alepos. Sipas ekspertizës së të dhënave, lëndët kimike të përdorura në këto sulme kanë qenë klor dhe fosfori i bardhë. Vlen të theksohet se Rusia edhe më parë ka paralajmëruar se grupet terroriste mund të përdorin armë kimike kundër civilëve dhe ushtrisë siriane në Alepo. Ndërkohë Bashar Xhafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, gjithashtu më parë ka thënë se grupet terroriste synojnë  grupet terroriste synojnë të përdorin lëndën kimike fosforin e bardhë në sulmet e tyre kundër civilëve. Në muajin tetor burimet informative njoftuar për hedhjen e disa raketave me përmbajtje të lëndëve kimike në një zonë nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo.