Zhvillimet e fundit luftarake në Mosull
Organizata e luftës kundër terrorizmit në Irak ka deklaruar se rajonet lindore të qytetit Mosul në veri të Irakut janë nën kontrollin e plotë të forcave irakiane.
Agjencia e lajmeve France Press njoftoi se Mantedhir Salem, një prej komandantëve të forcave për luftë kundër terrorizmit në Irak, ka deklaruar se forcat e ushtrisë së Irakut pas një pauze të shkurtë, të premten kanë filluar sulmet e reja të tyre kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS në lindje të Mosulit. Forcat irakiane në vazhdim të operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, kanë çliruar disa fshatra dhe disa rajone në provincën Ninva. Ndërkohë, forcat vullnetare popullore të Irakut ju kanë bashkuar këtyre operacioneve nga fronti perëndimor i Mosulit. Forcat e Organizatës për Luftë kundër Terrorizmit në Irak kanë hyrë në lagjet e qytetit Kadisije dhe Bekr në lindje të Mosulit dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur të grupit ISIS. Forcat e policisë së Irakut gjithashtu të premten në fshatin Xhama në hyrë të qytetit Mosul kanë zbuluar një punishte ku prodhoheshin bombat artizanale. Terroristët e ISIS për të penguar avancimin e forcave të ushtrisë së Irakut në Mosul, po përdorin fëmijët si mburojë njerëzore. Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë dhe forcave vullnetare popullore të Irakut në Mosul kundër terroristëve të ISIS, Sejed Ahmed Safi, përfaqësues i Ajetullah Sejed Ali Sistani, autoritet i lartë fetar i myslimanëve shiitë të Irakut, ka vlerësuar kontributin e forcave irakiane dhe ka deklaruar se grupi terrorist ISIS nuk ka vend në Irak. Burimet informative njoftojnë se grupi terrorist ISIS javën e kaluar ka ekzekutuar me vrasje të paktën 60 civilë irakianë në Mosul.