Mbi gjysmë milioni besimtarë arrin në Irak për Arbainin Huseinit
(last modified Sat, 12 Nov 2016 13:34:58 GMT )
Nëntor 12, 2016 14:34 Europe/Tirane
  • Mbi gjysmë milioni besimtarë arrin në Irak për Arbainin Huseinit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Irakut ka deklaruar se të premten mbi gjysmë milionë besimtarë kanë hyrë në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbaninit Huseinit (Përvjetorit të të dyzetave të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.).

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Sa'd Muin, zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Irakut, ka deklaruar se këta vizitorë kanë hyrë në Irak nga katër vendkalimet kufitare dhe nga aeroportet e Nxhafit dhe Basras. Ndërkohë, shtabi komandues i operacioneve në pjesën e Eufratit Qendror të Irakut ka deklaruar se mbi 30 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut janë mobilizuar për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së Arabainit Huseinit për këtë vit. Akil Imran Al-Tarihi, kryebashkiak i Qerbelas, ka deklaruar se qytetarët e këtij vendi janë të gatshëm për të pritur vizitorët dhe pjesëmarrësit e ceremonisë së Arbainit Huseinit. Parashikohet se numri i vizitorëve të Arbainit Huseinit nga Iraku dhe nga vendet e tjera do të jetë më i madh në krahasim me vitet e kaluara dhe padyshim se kuota e Iranit është më madhe në krahasim me vendet e tjera. Autoritetet iraniane dhe irakiane kanë parashikuar këtë vit mbi 1.7 milionë vizitorë iranianë do të shkojnë në Qerbela për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit Huseinit. Vlen të theksohet se data 20 safar 1437 hixhri kameri që përkon me 20 nëntor 2016, është përvjetori i të dyzetave të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelas. Me këtë rast me miliona besimtarë myslimanë dhe dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.) shkojnë në Qerbela për të marrë pjesë në ceremonitë e zimbajtjes.

Tags