Shtohet me 500% buxheti për ndërtimin e kolonive sioniste
Regjimi sionist për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze, ka shtuar me 500% buxhetin për kolonitë sioniste.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës Arixh Sahil Khalil drejtori i qendrës monitoruese palestineze të kolonive sionist ka thënë se buxheti i regjimit sionist për ndërtimin e kolonive është shtuar me 500% dhe ka arritur në 110 milion dollarë. Khalil tha se regjimi sionist synon pushtimin e të gjitha territoreve palestineze. Ky regjim gjithashtu mundohet të plotësojë ndërtimin e murit ndarës sioniste me qëllim që të ndajë zonat veriperëndimore me ato jugperëndimore të rajonit BPLJ. Regjimi sionist ka nisur ndërtimin e këtij muri prej vitit 2002 mirëpo në vitin 2004 GJND e quajti të jashtëligjshëm ndërtimin e këtij muri.