Forcat irakiane avancojnë në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35068-forcat_irakiane_avancojnë_në_perëndim_të_mosulit
Gjeneral Abdulamir Rashid Jarullah, komandant i operacionit për çlirimin e Mosulit, deklaroi se forcat irakiane kanë çliruar rajonin Hej Kirkukli, në perëndim të Mosulit dhe janë duke avancuar drejtë dy rajoneve Al Bekr dhe Adan.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Nëntor 13, 2016 19:46 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane avancojnë në perëndim të Mosulit

Gjeneral Abdulamir Rashid Jarullah, komandant i operacionit për çlirimin e Mosulit, deklaroi se forcat irakiane kanë çliruar rajonin Hej Kirkukli, në perëndim të Mosulit dhe janë duke avancuar drejtë dy rajoneve Al Bekr dhe Adan.

Ndërkohë, komandanti i policisë së Irakut Shaker Xhevdet, njoftoi për çlirimin e plotë të boshtit jugor të Mosulit dhe shtoi se pas sukseseve të mëdha të arritura në boshtin jugor të Mouslit, forcat irakiane janë të gatshme të hyjnë në këtë qytet. Sipas shefit të policisë federale të Irakut, forcat e policisë irakiane kanë çliruar 94 fshatra në boshtin jugor të Mouslit dhe kanë vrarë të paktën 935 terroristë të ISIS. Në mars të vitit 2015, zyrtarë dhe historianë dënuan ISIS-in për shkatërrimin e vendit arkeologjik, që daton prej shekullit të XIII-të përpara Krishtit. Organizmi i Kombeve të Bashkuara për kulturën e përshkroi atë veprim si një krim lufte.