Zëri i ezanit në parlamentin e regjimit sionist
Kryetari i lëvizjes arabe "Ndryshimi" dhe deputeti arab në parlamentin e regjimit sionist, në reagim ndaj miratimit të ligjit kundër ezanit në kabinetin e qeverisë së regjimit sionist, ka kënduar ezanin në parlamentin sionist.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Ahmed Tajibi deklaroi se Beniamin Netanjahu ka qenë iniciatori dhe inkurajuesi kryesor për miratimin e ligjit kundër ezanit, prandaj ai konsiderohet faktori kryesor për përhapjen e islamofobisë dhe armiqësisë kundër myslimanëve. Ai në vazhdim vuri në dukje komplotet e okupatorëve sionistë kundër xhamive dhe kishave në Palestinën e pushtuar dhe theksoi se ezani është pjesë e pandashme e çështjes së Palestinës. Vlen të theksohet se kabineti i regjimit sionist të dielën pasdite ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit me altoparlant nga xhamitë në Palestinës e pushtuar duke përfshirë edhe Kodsin e shenjtë.