Qindra familje irakiane shpëtohen nga kthetrat e ISIS
Forcat vullnetare popullore të Irakut kanë liruar qindra familje irakiane që ishin marrë peng nga terroristët e ISIS.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat vullnetare popullore të Irakut kanë deklaruar se këto forca me çlirimin e fshatit Sirval në perëndim të Mosulit, kanë liruar edhe të paktën 300 familje irakiane të cilat kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë nga sundimi i ISIS. Familjet e çliruara përkohësisht janë transferuar në zona më të sigurta. Gjithashtu forcat vullnetare Hashd Al Sha’bi kanë arritur të çlirojnë tre fshatra të tjerë në perëndim të Mosulit. Ndërkohë, organizata Bedr e Irakut njoftoi se ka evakuuar 500 civilë irakianë në rajone të sigurta pas çlirimit të tre fshatrave në lindje të Mosulit. Ushtria irakiane ka çliruar rajonin strategjik Meshirfe në veri të Irakut, duke u shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale terroristëve të ISIS.