Idetë terroriste të ISIS ndikojnë mbi fëmijët irakianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35239-idetë_terroriste_të_isis_ndikojnë_mbi_fëmijët_irakianë
Drejtori për medie i komisionit për të drejtat e njeriut në Qeverinë e Irakut ka deklaruar se të paktën 400 mijë fëmijë irakianë kanë qenë nën ndikim të ideve terroriste të ISIS në Mosul dhe ata duhet të vendosen nën një sistem të veçantë arsimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2016 10:43 Europe/Tirane
  • Idetë terroriste të ISIS ndikojnë mbi fëmijët irakianë

Drejtori për medie i komisionit për të drejtat e njeriut në Qeverinë e Irakut ka deklaruar se të paktën 400 mijë fëmijë irakianë kanë qenë nën ndikim të ideve terroriste të ISIS në Mosul dhe ata duhet të vendosen nën një sistem të veçantë arsimor.

Xhavad Al-Shamri, drejtorie për medie në Komisionin e të Drejtave të Njeriut në Qeverinë e Irakut të martën ka deklaruar se grupi terrorist ISIS për t'i shpëlarë trurin fëmijëve irakianë në Mosul, gjatë dy viteve të kaluara ka ndryshuar edhe tekste shkollore deri në një masë që 400 mijë fëmijë irakianë janë nën ndikimin e ideve terroriste të grupit ISIS. Ai shtoi se tekstet shkollore të ISIS në Mosul inkurajojnë fëmijët për urrejtje dhe vrasje. Vlen të theksohet se gjatë operacioneve të forcave irakiane për çlirimin e Mosulit, janë zbuluar dhe konfiskuar një sasi e teksteve shkollore që ka publikuar grupi takfrisit ISIS gjatë dy viteve të kaluara të cilët tregojnë format e mësimit të grupit terrorist ISIS.