Arrihet marrëveshje për armëpushim mes Ansarullah të Jemenit dhe Arabisë Saudite
(last modified Wed, 16 Nov 2016 05:13:40 GMT )
Nëntor 16, 2016 06:13 Europe/Tirane
  • Arrihet marrëveshje për armëpushim mes Ansarullah të Jemenit dhe Arabisë Saudite

Sekretari amerikan i shtetit ka bërë të ditur marrëveshjen për armëpushim mes lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe Arabisë Saudite për t'i dhënë fund luftës në Jemen.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Xhon Kerri, shefi i DASH, të martën në një prononcim për gazetarë në fund të vizitës së tij në EBA, deklaroi: "Armëpushimi mes lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe Arabisë Saudite do të zbatohet nga 17 nëntori 2016. Të dy palët e përfshira në konfliktin e Jemenit gjithashtu kanë rënë dakord të punojnë për formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar në Jemen deri në fund të këtij viti". Vlen të theksohet se sulmet ushtarake të Arabisë Saudite kundër Jemenit kanë filluar rreth 600 ditë më parë dhe gjatë këtij agresioni janë vrarë mbi 10 mijë persona që shumica e tyre ishin civilë. Sipas këtij burimi, shkaku kryesor që regjimi Al Saud ka pranuar disa herë armëpushimin në Jemen, janë problemet ekonomike të Arabisë Saudite që ka shkaktuar agresioni ushtarak kundër Jemenit për këtë vend. Muhamed Xhed'an, ministri i ri i financave të Arabisë Saudite, të shtunën e kaluar ka pohuar se ky vend ka borxhe me miliarda dollarë duke përfshirë edhe borxhet ndaj kompanive ndërtimore private dhe punëtorëve të huaj.

Tags