Lufta e forcave irakiane brenda qytetit Mosul
Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut njoftoi se forcat irakiane po luftojnë kundër ISIS brenda qytetit Mosul.
Siç bëri të ditur kryeministri irakian në operacionet për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë zbuluar shumë depo me armatime dhe kanë shkatërruar të paktën 5 autobomba të vendosura nga ISIS. Faza e parë dhe e dytë e operacionit të forcave irakiane për çlirimin e qytetit Mosul janë zbatuar me sukses dhe tashmë ka nisur faza e tretë. Në vazhdën e operacionit për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, forcat irakiane në të katër anët e qytetit janë duke avancuar për në qendër të Mosulit. Forcat irakiane kanë ndërmarrë operacione të reja për çlirimin e lagjeve të Mosulit. Lagjja Zahra në verilindje të Mosulit është zona më e re të cilën ushtria irakiane e ka çliruar nga prania e terroristëve të ISIS. Gjithashtu sot forcat e ushtrisë dhe policisë irakiane kanë arritur të çlirojnë qytezën Abu Sejf në jug të Mosulit. Ahmed Sadi zëdhënës i forcave popullore të Irakut ka thënë se forcat popullore kanë arritur të çlirojnë aeroportin Telfar dhe disa zona të tjera si fshati Marisha, Mabedhali dhe Tel Suan.