Reagime ndaj krimeve që Izraeli kryen kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35332-reagime_ndaj_krimeve_që_izraeli_kryen_kundër_palestinezëve
Krimet e ndryshme që Izraeli kryen kundër palestinezëve për të ndëshkuar këtë popull, janë përballur me reagimet e personaliteteve të ndryshme izraelite dhe të grupeve palestineze. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2016 05:25 Europe/Tirane
  • Reagime ndaj krimeve që Izraeli kryen kundër palestinezëve

Krimet e ndryshme që Izraeli kryen kundër palestinezëve për të ndëshkuar këtë popull, janë përballur me reagimet e personaliteteve të ndryshme izraelite dhe të grupeve palestineze. 

Më 13 nëntor qeveria e regjimit sionist ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë e myslimanëve në Palestinën e pushtuar. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se mediat sioniste kanë bërë të ditur se komitet juridik ndërministror për çështje të ligjeve të regjimit sionist të dielën ka dhënë pëlqimin për miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë. Ky ligj nuk lejon përdorimin e altoparlantëve në xhami për transmetimin e ezanit. Regjimi sionist pretendon se transmetimi i ezanit shqetëson të tjerët dhe për këtë arsye duhet të ndalohet transmetimi i ezanit me altoparlantë. Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, para kësaj ka thënë: "Izraeli është një shtet që respekton lirinë e shprehjes". Ndërkohë Autoritetet palestineze kanë dënuar miratimin e projektligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit në xhamitë palestineze nga ana e qeverisë së regjimit sionist. Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Nabil Abu Radina, zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës, ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit në territoret e pushtuara dhe ka deklaruar se ligji në fjalë tërësisht është kundër parimeve për lirinë e shprehjes dhe kundër ligjeve ndërkombëtare, prandaj nuk është i pranueshëm në asnjë mënyrë. Ndërkohë Shejkh Jusef Ad'is, ministri i vakëfeve të Palestinës, duke dënuar miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit, deklaroi se regjimi sionist synon ta fusë rajonin në një luftë fetare të gjithëpërfshirëse. Shejkh Muhamed Husein, myftiu i Palestinës, ka dënuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit dhe deklaroi se miratimi i këtij ligji është bërë në vazhdimësi të politikave të regjimit sionist për djegien, shkatërrimin dhe mbylljen e xhamive të myslimanëve në Palestinë. Kryetari i lëvizjes arabe "Ndryshimi" dhe deputeti arab në parlamentin e regjimit sionist, në reagim ndaj miratimit të ligjit kundër ezanit në kabinetin e qeverisë së regjimit sionist, ka kënduar ezanin në parlamentin sionist. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Ahmed Tajibi deklaroi se Beniamin Netanjahu ka qenë iniciatori dhe inkurajuesi kryesor për miratimin e ligjit kundër ezanit, prandaj ai konsiderohet faktori kryesor për përhapjen e islamofobisë dhe armiqësisë kundër myslimanëve. Ai në vazhdim vuri në dukje komplotet e okupatorëve sionistë kundër xhamive dhe kishave në Palestinën e pushtuar dhe theksoi se ezani është pjesë e pandashme e çështjes së Palestinës. Vlen të theksohet se kabineti i regjimit sionist të dielën pasdite ka miratuar ligjin për ndalimin e transmetimit të ezanit me altoparlant nga xhamitë në Palestinës e pushtuar duke përfshirë edhe Kodsin e shenjtë.