Çlirohen rajone të tjera në provincën Ninva
Ushtria irakiane ka çliruar të tjera rajone në provincën Ninva, duke ngushtuar rrethimin e grupit terrorist ISIS.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, ushtria dhe forcat popullore të Irakut arritën sot të çlirojnë rajonin Delshijan në afërsi të aeroportit Tel Afar, në provincën Ninva. Përreth këtij aeroporti janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave popullore Hashhd Al Sha’abi dhe terroristëve të ISIS, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra terroristëve. Forcat popullore të Irakut kanë rrethuar nga ter drejtime aeroportin e Tel Afar dhe një numër i madh i terroristëve të ISIS janë larguar drejt kufirit me Sirinë. Gjithashtu gjysma e rajonit Tahrir në Mosul është çliruar nga forcat antiterror të ushtrisë irakiane. Forcat e ushtrisë irakiane gjatë çlirimit të qytezës Al Bekr në lindje të Mouslit, kanë shpëtuar 100 familje irakiane nga rrethimi i terroristëve të ISIS. Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, deklaroi se në boshtin jugor të Mosulit, janë vrarë mbi 950 anëtarë të ISIS dhe 100 të tjerë janë arrestuar nga forcat irakiane.