Ushtria e Jemenit sulmon me raketë në juglindje të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35440-ushtria_e_jemenit_sulmon_me_raketë_në_juglindje_të_arabisë_saudite
Ushtria e Jemenit dhe komitetet e rezistencës popullore të këtij vendi të enjten kanë sulmuar me raketë qendrat ushtarake të koalicionit sauditë në provincën Naxhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 03:17 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit sulmon me raketë në juglindje të Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit dhe komitetet e rezistencës popullore të këtij vendi të enjten kanë sulmuar me raketë qendrat ushtarake të koalicionit sauditë në provincën Naxhran në jug të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa dhe artileri pozicionet ushtarake të Arabisë Saudite në rajon Daj'a dhe komandën në rajonin Alib të provincës Naxhran. Forcat jemenase kanë sulmuar edhe pozicione të tjera të ushtrisë saudite në provincën Naxhran. Pozicionet ushtarake të koalicionit saudit edhe në rajonin Tal'a janë sulmuar me raketa nga ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit dhe kanë pësuar humbje të mëdha. Në vazhdim të këtyre operacioneve, forcat jemenase kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të koalicionit sauditë edhe në rajon Herem, Shebeke dhe Ma'zab në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka filluar agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i viti 2015 me pretekst të kthimit të Mansur Hadi përsëri në pushtet në Jemen dhe gjatë këtyre sulmeve janë vrarë mbi 11000 persona që shumica e tyre ishin civilë.