Të krishterët palestinezë kundër ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35443-të_krishterët_palestinezë_kundër_ligjit_për_ndalimin_e_transmetimit_të_ezanit
Liderët e të krishterëve ortodoks në Palestinë kanë kritikuar ashpër miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë në Kodsin e pushtuar nga ana e qeverisë së regjimit sionist dhe këtë vendim e kanë quajtur racist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2016 03:49 Europe/Tirane
  • Të krishterët palestinezë kundër ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit

Liderët e të krishterëve ortodoks në Palestinë kanë kritikuar ashpër miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë në Kodsin e pushtuar nga ana e qeverisë së regjimit sionist dhe këtë vendim e kanë quajtur racist.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Hana Ataalla, lideri i të krishterëve ortodoks të Palestinës, ka kundërshtuar në mënyrë të prerë këtë vendim të regjimit sionist dhe ka theksuar: "Ndalimi i transmetimit të ezanit në xhamitë e Kodsit, ka lënduar ndjenjat e myslimanëve dhe të të krishterëve në Palestinë. Regjimi i Izraelit është i dhunshëm dhe ky ligj është bërë për të provokuar ndjenjat e të gjithë palestinezëve myslimanë dhe të krishterë". Nga ana tjetër, Ahmed Bahr, zv/kryetari i Kuvendit Ligjvënës të Palestinës, ka theksuar se përkundër dëshirës së armikut sionist, zëri i ezanit do të transmetohet në të gjithë Palestinës.