Vazhdon vrasja e civilëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35566-vazhdon_vrasja_e_civilëve_në_jemen
Burime zyrtare në Jemen, kanë njoftuar për martirizimin dhe plagosjen e 47 personave nga sulmet me granata kundër një tregu në provincën Taiz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2016 03:41 Europe/Tirane
  • Vazhdon vrasja e civilëve në Jemen

Burime zyrtare në Jemen, kanë njoftuar për martirizimin dhe plagosjen e 47 personave nga sulmet me granata kundër një tregu në provincën Taiz.

Sipas kanalit televiziv jemenasAl Masire, në granatimin e tregut Softil, në qytetin Saleh në verilindje të provincës Taiz nga ana e mercenarëve sauditë të afërt me Abdurabeh Mnsur Hadin, president i dorëhequr i Jemenit, 22 persona janë martirizuar dhe 25 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, Arabia Saudite duke sulmuar provincën Ab në Jemen, ka marrë jetën e 14 personave dhe plagosur 11 të tjerë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa provinca të Jemenit duke vrarë dhe plagosur shumë civilë jemenas. Kanali televiziv Masira i Jemenit njoftoi se sot avionët sauditë kanë sulmuar provincat Mareb, Taiz dhe Imran ku për pasojë 14 jemenas kanë mbetur të vrarë me dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe janë shkatërruar shtëpitë e banimit. në përgjigje të sulmeve të Arabisë saudite, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet dhe bazat e sauditëve në qytetin Xhabel Habeshi në provincën Taiz.