Zbulohet një varr masiv në afërsi të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35611-zbulohet_një_varr_masiv_në_afërsi_të_mosulit
Human Rights Watch ka njoftuar se është zbuluar një varr masiv me trupa të policisë irakiane në afërsi të qytetit Mosul në provincën Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2016 18:13 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv në afërsi të Mosulit

Human Rights Watch ka njoftuar se është zbuluar një varr masiv me trupa të policisë irakiane në afërsi të qytetit Mosul në provincën Ninva në veri të Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Human Rights Watch, tha të premten se ISIS ka ekzekutuar 300 policë irakianë dhe trupat e tyre i ka varrosur në një varr masiv në një bazë ushtarake pranë Mosulit. Në vazhdën e operacionit për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, forcat irakiane në të katër anët e qytetit janë duke avancuar për në qendër të Mosulit.