Vriten dhjetëra terroristë të ISIS në perëndim të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35626-vriten_dhjetëra_terroristë_të_isis_në_perëndim_të_sirisë
Në operacionet e ushtrisë siriane në perëndim të Sirisë, janë vrarë nj numër i madh i terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2016 16:21 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetëra terroristë të ISIS në perëndim të Sirisë

Në operacionet e ushtrisë siriane në perëndim të Sirisë, janë vrarë nj numër i madh i terroristëve të ISIS.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, forcat siriane që ruajnë aeroportin ushtarak Diralzur, në perëndim të Sirisë, sot kanë neutralizuar sulmet e terroristëve të ISIS që kishin për synim të merrnin nën kontroll pjesët lindore të këtij aeroporti. Po ashtu, në vazhdën e avancimeve të ushtrisë siriane në verilindje të Khosh Al Zavaheri, në Guten lindore në Damask, është vrarë një numër i madh i pjesëtarëve të grupeve terroriste. Gjithashtu, ushtria siriane ka sulmuar një vendstrehim të terroristëve të grupit Fronti Nusra në një fshat të Kuinejtras në jug të Sirisë. Avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar edhe pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Sakhne dhe në lartësitë e Tadmurit në pjesën lindore të Homsit në veri të Sirisë ku kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.