Vazhdojnë sulmet saudite në rajone të ndryshme të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35656-vazhdojnë_sulmet_saudite_në_rajone_të_ndryshme_të_jemenit
Pavarësisht shpalljen e armëpushimit në Jemen, avionët luftarakë të Arabisë Saudite akoma po vazhdojnë bombardimin e rajoneve të ndryshme të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2016 04:19 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet saudite në rajone të ndryshme të Jemenit

Pavarësisht shpalljen e armëpushimit në Jemen, avionët luftarakë të Arabisë Saudite akoma po vazhdojnë bombardimin e rajoneve të ndryshme të këtij vendi.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud të premten në mbrëmje kanë sulmuar disa zona në Taiz në jug të Jemenit. Avionët luftarakë sauditë gjithashtu kanë sulmuar një kamion me ndihma ushqimore në rajonin Muthalath Ahem në provincën Haxhe në veri të Jemenit. Vlen të theksohet se në bazë të marrëveshjes mes palëve të përfshira në luftë, nga e dita e enjte duhej të fillonte armëpushimi në Jemen. Në këtë kuadër lëvizja Ansarullah dhe Partia Kongresi Kombëtar kanë deklaruar se do ta respektojnë armëpushimin e vendosur në Jemen me kusht që edhe pala tjetër të veprojë në të njëjtën mënyrë.