Përdorimi i armëve kimike në Siri nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35695-përdorimi_i_armëve_kimike_në_siri_nga_isis
Një organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, ka deklaruar se terroristët e ISIS në sulmet e tyre në Siri dhe Irak kanë përdorur gaz sulfurik dhe mustardë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2016 12:14 Europe/Tirane
  • Përdorimi i armëve kimike në Siri nga ISIS

Një organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, ka deklaruar se terroristët e ISIS në sulmet e tyre në Siri dhe Irak kanë përdorur gaz sulfurik dhe mustardë.

Ahmed Uzmoxhu, kryetar i Organizatës për pengimin e armëve kimike ka thënë: Përmes disa analizave janë sjellur dëshmi se në Irak dhe Siri janë përdorur armë kimike nga ana e ISIS. Materialet e përdorura nga ISIS janë të cilësisë së ulët, por mund të jenë të dëmshme. Po ashtu ditë më parë, edhe Ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë deklaruar se grupet terroriste kanë përdorur armë kimike në Alepo të Sirisë. Igor KIunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të premten  ka deklaruar se ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë gjetur mbetjet e bombave me përmbajtje të lëndëve kimike që kanë shpërthyer në Alepo dhe kanë arritur në këtë përfundim se grupet terroriste gjatë sulmeve të tyre kundër civilëve sirianë në rajonet nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo, kanë përdorur armë kimike. Edhe Ministria e jashtme e Sirisë me anë të një letre dërguar OKB dhe Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, si dhe organizatës për ndalimin e  armëve kimike, ka dënuar heshtjen e tyre ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e terroristëve në Alepo, në një kohë kur ata akuzojnë qeverinë siriane për gjoja përdorimin e të tilla armëve. Disa ditë më parë terroristët në Alepo kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti me armë kimike duke shkaktuar probleme në frymëmarrje për 30 ushtarë sirianë që ndodheshin në këtë aeroport.