2.5 milionë vizitorë të huaj hyjnë në Irak për Arbain
Kryebashkiaku i provincës Qerbela ka deklaruar se mbi 2.5 milionë vizitorë të huaj deri sot në mëngjes kanë arritur në Qerbela për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Akil Al-Tarihi deklaroi se shumica e vizitorëve të huaj janë nga vendet si Irani, Pakistani, India, Libani dhe nga vendet e Gjirit Persik. Kjo është në kohën kur në rrugën që çojnë drejt qytetit të Qerbelas janë duke ecur edhe qindra grupe të zimbajtësve husejnit duke pritur të hyjnë në Qerbela, ndërsa gjatë rrugëve janë vendosur tenda dhe qendra të ndryshme për të ofruar shërbime për vizitorët dhe zimbajtësit. Nga ana tjetër forcat e sigurisë së Irakut kanë deklaruar se janë marrë të gjitha masat e duhura për organizimin në nivel sa më të mirë dhe sa më të sigurt ceremoninë e Arbainit në qytetin e Qerbelas.