Siria dërgon dy letra protestuese në OKB dhe KS
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë pas sulmeve me predha të terroristëve në dy shkolla në Alepo në veri të Sirisë ku si pasojë u vranë 10 nxënës sirianë vendi, ka dërguar dy letra protestuese për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për kryetarin e Këshillit të Sigurimit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të dielën në këto dy letra ka theksuar: "Vazhdimi i krimeve të terroristëve tregon se mbështetja ndaj terrorizmit u shndërrua në një politikë të hapur në nivelin ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit nuk po i dënon këto krime, por po i arsyeton ato me pretekste të ndryshme. Prandaj Siria shpreson që të ndërpritet mbështetja dhe financimi i terroristëve të cilët sulmojnë shkollat dhe spitalet në këtë vend"- thuhet ndër të tjera në këto dy letra zyrtare të qeverisë siriane. Vlen të theksohet se terroristët të dielën në mëngjes kanë sulmuar me predha dy shkolla në Alepo dhe gjatë këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 10 nxënës sirianë dhe janë plagosur mbi 50 nxënës të tjerë. Pas avancimeve dhe sukseseve të forcave siriane në fronte të ndryshme të Alepos dhe disfatave të shumta të terroristëve, pjesëtarët e grupeve terroriste janë përqendruar në vrasjen e civilëve.