Forcat siriane vazhdojnë sulmet ndaj pozicioneve terroriste në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35941-forcat_siriane_vazhdojnë_sulmet_ndaj_pozicioneve_terroriste_në_alepo
Forcat ajrore të ushtrisë siriane kanë bombarduar ashpër pozicionet e grupeve terroriste në lindje të Alepos.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2016 21:28 Europe/Tirane
  • Forcat siriane vazhdojnë sulmet ndaj pozicioneve terroriste në Alepo

Forcat ajrore të ushtrisë siriane kanë bombarduar ashpër pozicionet e grupeve terroriste në lindje të Alepos.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, avionët sirianë kanë bombarduar një autokolonë të grupit terrorist ISIS në lindje të Alepos, duke shkatërruar të gjitha makinat ushtarake të terroristëve dhe duke vrarë dhjetëra prej tyre. Në këtë bombardim të kryer në afërsi të qytezës Dejr Hafer, janë shkatërruar mbi 10 makina ushtarake të terroristëve të ISIS. Gjithashtu forcat e ushtrisë siriane kanë vrarë 17 terroristë në një sulm në pjesën lindore të Alepos. Nga ana tjetër, grupi terrorist Xhejshul Islam në vazhdim të krimeve të përditshme kundër popullit sirian, ka bombarduar zonat e banuara në Damask, duke plagosur disa civilë sirianë dhe duke shkaktuar dëme materiale.