Bashar Asad thekson mbi rëndësinë e përkrahjes së Rusisë për Sirinë
Presidenti i Sirisë ka theksuar mbi rëndësinë e përkrahjes së Moskës për vendin e tij në fusha të ndryshe, posaçërisht në sektorin e ekonomisë, në mënyrë që të reduktohen dhimbjet dhe vuajtjet e popullit sirian.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Bashar Asad, president i Sirisë, të martën në takim me një delegacion rus nën udhëheqjen e Dimitri Rogozin, zv/kryeministër i Rusisë, dhimbjet dhe vuajtjet e popullit sirian ia ka konsideruar shkaktar të betejës me terroristët dhe sanksioneve ekonomike të padrejta të vendosura kundër Sirisë. Asad ka njoftuar se pozicioni i Moskës në nivel ndërkombëtar dhe beteja kundër terroristëve në Siri, tregojnë mbi qëndrimin e Moskës lidhur me parimet, vlerat dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e sovranitetit të popujve tjerë, ku vetë popujt do të përcaktonin fatin e tyre.