Krijohet ushtria e pestë e Sirisë në përballje me terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36010-krijohet_ushtria_e_pestë_e_sirisë_në_përballje_me_terroristët
Shtabi i përbashkët i ushtrisë siriane, njoftoi krijimin e ushtrisë së pestë të forcave siriane në përballje me terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Krijohet ushtria e pestë e Sirisë në përballje me terroristët

Shtabi i përbashkët i ushtrisë siriane, njoftoi krijimin e ushtrisë së pestë të forcave siriane në përballje me terroristët.

Kjo forcë është e krijuar nga forcat vullnetare dhe ajo së bashku me ushtrinë e Sirisë dhe aleatët e saj do të luftojë kundër terroristëve në Siri. Në deklaratën e lëshuar prej shtabit të ushtrisë siriane, ftohen të gjithë ata sirianë që dëshirojnë të luftojnë kundër terroristëve që të anëtarësohen në ushtrinë e pestë. Me krijimin e kësaj ushtrie, pritet të çlirohen shumë zona dhe qytete të Sirisë, nga prania e terroristëve.