Martirizohet një i ri palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36073-martirizohet_një_i_ri_palestinez
Forcat e regjimit sionist në pikën kufitar Kandelia, nuk kanë lejuar njësitet mjekësore të ndihmës së shpejtë që të afrohen në zonë dhe kjo shkaktoi martirizimin e një të riu palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2016 03:46 Europe/Tirane
  • Martirizohet një i ri palestinez

Forcat e regjimit sionist në pikën kufitar Kandelia, nuk kanë lejuar njësitet mjekësore të ndihmës së shpejtë që të afrohen në zonë dhe kjo shkaktoi martirizimin e një të riu palestinez.

Kanali televiziv Mejadin njofton se i riu palestinez është martirizuar pas një sulme të forcave izraelite në pikën kufitare Kandelia në Betlehem. I riu palestinez është qëlluar nga forcat izraelite vetëm për arsye se për këto forca i riu dukej person i dyshimtë. Forcat sioniste kanë martirizuar këtë të ri palestinez duke e çuar në mbi 240 numrin e palestinezëve të martirizuar që prej fillimit të Intifadës së Kodsit në tetor 2015. Agresionet e përditshme të ushtrisë sioniste dhe të kolonëve sionistë ndaj xhamisë Al Aksa si dhe planet e regjimit të Tel Avivit për ndarjen kohore dhe vendore të këtij vendi të shenjtë çuan në irritimin e popullit palestinez dhe fillimin e Intifadës së Kodsit. Sipas statistikave, mbi 7000 palestinezë mbahen në burgjet e regjimit sionist, ndërsa 7 prej tyre kanë kaluar mbi 30 vite në burg.