Vritet kreu i grupit terrorist Ahrar Sham në Alepo
Burimet informative të afërta me terroristët kanë njoftuar për vrasjen e Abu Hareth Al-Halebi, kreu i grupit terrorist Ahrar Sham gjatë luftimeve të fundit të këtij grupi me ushtrinë e Sirisë në lagjen Shejkh Sa'id në qytetin Alepo të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi terrorist Ahrar Sham ka shpërndarë forcat e tij luftarake në disa zona operative të Sirisë dhe në çdo zonë ka caktuar një person si komandant operativ i zonës. Ky grup terrorist është pjesë e koalicionit "Xhejshul-Fat'h" (Ushtria Çlirimtare). Veprimtaria e këtij grupi terrorist është shtrirë më tepër në provincat Edlib, Alepo dhe Hamah të Sirisë, mirëpo pjesëtarët e këtij grupi terrorist veprojnë edhe në rajonet e tjera të Sirisë përkrah grupeve të tjera terroriste si "Ushtria Çlirimtare e Sirisë" dhe Fronti Nusra dhe luftojnë kundër Qeverisë së Sirisë.