Kolonët sionist përsëri hyjnë me dhunë në xhaminë Aksa
Një grup i kolonëve sioniost përsëri kanë hyrë me dhunë në xhaminë Aksa.
Faqja informative Al Ahd njoftoi se një grup i kolonëve sionist sot (të mërkurën) me mbështetje të forcave ushtarake të regjimit okupator, kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Kolonët sionist gjatë ditëve të kaluara shumë herë kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa . Vlen të theksohet se vetëm gjatë muajit tetor mbi 3000 kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Nga ana tjetër, regjimi sionist vazhdimisht po ndjek politika të caktuara për ta zhdukur identitetin fetar islam të këtij vendi të shenjtë duke imponuar simbole hebreje në qytetin Kods.