Ushtria siriane fillon operacione të reja në rrethinën e Kunejtras
Forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatet e tyre kanë filluar operacionet speciale kundër grupeve terroriste dhe kanë marrë nën kontroll rajonin Nakarul-Gharbi në veri të Kunejtras.
Observatori i të Drejtave të njeriut në Siri i opozitarëve sirianë me seli në Londër ka deklaruar se janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave të ushtrisë siriane dhe grupeve kryengritëse të armatosura në rajonin Nakarul-Gharbi në veri të Kunejtras dhe forcat e ushtrisë siriane gjatë këtyre luftimeve kanë arritur të marrin nën kontroll të plotë këtë rajon. Ndërkohë avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë dhe Rusisë kanë bombarduar pozicionet grupeve terroriste në qytetin Xhisr Shoghur dhe në zonat rreth tij në pjesën perëndimore të provincës Edlib. Disa burime informative kanë njoftuar se gjatë këtyre luftimeve është plagosur zëvendësi kreut të grupit terrorist "Ushtria e Edlibit të Lirë".