Egjipti përkrah Sirinë dhe Irakun në luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36106
Presidenti egjiptian deklaroi se Kajro përkrahë ushtritë e Irakut dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Nëntor 23, 2016 20:13 Europe/Tirane
  • Egjipti përkrah Sirinë dhe Irakun në luftën kundër terrorizmit

Presidenti egjiptian deklaroi se Kajro përkrahë ushtritë e Irakut dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit.

Abdulfetah Al Sisi, president i Egjiptit, në një intervistë me televizionin shtetëror portugez, theksoi nevojën e luftës serioze përballë terrorizmit dhe ndaljen e burimeve financiare dhe ushtarake të terroristëve. Duke folur për krizën në Siri, Al Sisi tha se qëndrimi i përhershëm i Kajros ka qenë përkrahja e popullit dhe qeverisë siriane në luftën kundër terroristëve dhe ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë. Përkrahja e Egjiptit për Sirinë vjen në një kohë kur disa vende arabe e në veçanti Arabia Saudite dhe Katari, janë krijuesit dhe furnizuesit kryesor të grupit terrorist ISIS.