Vazhdojnë operacionet e forcave irakiane për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36193-vazhdojnë_operacionet_e_forcave_irakiane_për_çlirimin_e_mosulit
Në vazhdën e operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, janë çliruar disa rajone të tjera dhe janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 10:53 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë operacionet e forcave irakiane për çlirimin e Mosulit

Në vazhdën e operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, janë çliruar disa rajone të tjera dhe janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se se Abu Mahdi Al-Muhandes, zv/komandanti i forcave vullnetare popullore të Irakut, të enjten pas përfundimit të fazës së katërt të operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit dhe ndarjen e këtij qyteti nga rajonet e tjera të Irakut, deklaroi se në pjesën lindore të qytetit Mosul forcat irakiane gjithashtu kanë shënuar avancime në luftën kundër terroristëve të ISIS dhe kanë çliruar rajonin Jerghanti dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të ISIS. gjatë këtyre operacioneve janë vrarë edhe 12 pjesëtarë të forcave irakiane. Forcat irakiane me mbështetjen e forcave e forcave ajrore, kanë shkatërruar rreth 40 cisterne të ISIS që transportonin karburante. Forcat irakiane gjithashtu kanë zbuluar një varrë masiv në jug të Mosulit në të cilin shumica e viktimave janë fëmijë.