Rebelët pranojnë planin humanitar të OKB në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36202-rebelët_pranojnë_planin_humanitar_të_okb_në_alepo
Rebelët sirianë në qytetin e rrethuar të Aleppos janë pajtuar me një plan të OKB-së për shpërndarjen e ndihmave dhe për evakuimet mjekësore, por OKB-ja po pret dritën e gjelbër nga Rusia dhe nga qeveria e Sirisë, tha këshilltari për ndihmat Jan Egeland.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 13:30 Europe/Tirane
  • Rebelët pranojnë planin humanitar të OKB në Alepo

Rebelët sirianë në qytetin e rrethuar të Aleppos janë pajtuar me një plan të OKB-së për shpërndarjen e ndihmave dhe për evakuimet mjekësore, por OKB-ja po pret dritën e gjelbër nga Rusia dhe nga qeveria e Sirisë, tha këshilltari për ndihmat Jan Egeland.

Me ashpërsimin e kushteve natyrore në kohë dimri, rreth 275 mijë njerëz janë bllokuar në Aleppon lindore, ku racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë që më 13 nëntor. Qindra kamionë janë të gatshëm në Turqi dhe në pjesën perëndimore të Aleppos të kontrolluar nga qeveria, për të sjellë ndihmat në sektorin lindor, por OKB-ja ka nevojë për 72 orë, që prej marrjes së të gjitha miratimeve, për të përgatitur “një operacion të madh, kompleks dhe të rrezikshëm”, tha Egeland." "Ne tani e kemi një miratim në parim me shkrim nga grupet e armatosura opozitare në Alepon lindore”, u tha ai gazetarëve, duke specifikuar se i referohej rebelëve me të cilët OKB-ja është në kontakt – që nuk përfshinë militantët e ish-Frontit Nusra. “Kemi mbështetjen verbale të Federatës Ruse për planin tonë katër pikësh. Na duhet mbështetje me shkrim dhe na duhet një mbështetje e pakusht, gjithashtu, nga Rusia dhe njëkohësisht po presim një përgjigje nga qeveria e Sirisë".