Çlirohen rajone të tjera në Alepo në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36361-Çlirohen_rajone_të_tjera_në_alepo_në_veri_të_sirisë
Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e operacioneve të tyre kundër terroristëve në provincën Alepo në veri të këtij vendi, kanë çliruar edhe disa rajone të tjera të kësaj province nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2016 04:06 Europe/Tirane
  • Çlirohen rajone të tjera në Alepo në veri të Sirisë

Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e operacioneve të tyre kundër terroristëve në provincën Alepo në veri të këtij vendi, kanë çliruar edhe disa rajone të tjera të kësaj province nga pushtimi i terroristëve.

Kanali televiziv Al Alam, njoftoi se forcat e ushtrisë siriane të premten kanë filluar operacione të reja për çlirimin e qytetit Al Bab dhe në kuadër të këtyre operacioneve, kanë çliruar 20 fshatra në verilindje të provincës Alepo nga pushtimi i terroristëve. Forcat e ushtrisë siriane aktualisht ka avancuar më shumë se 120 km2 në verilindje të Alepos dhe qëllimi i ardhshëm i tyre është çlirimi i rajonin Umu Amed, si një prej qendrave të rëndësishme të terroristëve të ISIS. Forcat siriane kanë sulmuar një grup të krerëve të grupit terrorist të ashtuquajtur "Xhejshul-Islam" në rajonin Duma në rrethinën e Damaskut ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Nga ana tjetër terroristët kanë sulmuar me predha qytezën Zahra në veri të Alepos ku si pasojë janë plagosur gjashtë civilë sirianë.