Marrëdhëniet e reja mes Egjiptit dhe Vëllazërisë Myslimane
Zhvillimet më të fundit në Egjipt tregojnë se ky vend dhe lëvizja Vëllazëria Myslimane po hapin një faqe të re në marrëdhëniet mes tyre.
Muhamed Beltaxhi, një prej krerëve të lëvizjes Vëllezërit Myslimanë, gjatë seancës së gjykimit të tij, ka thënë se ky grup nuk ka asnjë lidhje me grupet e armatosura terroriste por është opozitë vetëm e pushtetit në Egjipt. Një numër i grupeve të armatosura janë aktive në provincën Sinai në Egjipt ku shumica e tyre njihen si grupi i ashtuquajtur "Ansar Bejtul Mokades", që pas shfaqjes së besnikërisë ndaj grupit terrorist ISIS, ndërruan emrin e tyre në "Velajeti i Sinait". Më herët kryetari i Këshillit drejtues të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Bedii dhe 18 të pandehur të tjerë të gjykuar për çështjen e njohur si "bastisja e komisariatit", janë dënuar me burg të përjetshëm. Gjykata penale Port Said në seancën e mbajtur në ndërtesën e akademisë së policisë në kryeqytetin Kajro me arsyetimin për “nxitje në bastisjen e komisariatit” ka dhënë dënim me burg për jetë ndaj 19 personave, ku mes tyre gjenden Muhamed Bedii, kryetar i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Myslimane, Safet Hicazi një prej liderëve të Aleancës Kombëtare për të mbështetur legjitimitetin dhe kundërshtuar grushtin e shtetit, Muhamed Biltaxhi, sekretari i përgjithshëm i partisë Liri dhe Drejtësi (HAP) e cila është mbyllur. Theksohet gjithashtu se në çështjen ku u gjykuan 191 të pandehur mes personave të dënuar me burgim të përjetshëm ndodheshin edhe emra kryesorë të Vëllazërisë Myslimane. Gjykata gjithashtu në kuadër të të njëjtës çështje të gjykimit për 76 të pandehur të tjerë ka dhënë masën e dënimit me burg të përjetshëm në mungesë, ndërsa ndaj 28 të tjerëve dënimin me 10 vite burg si dhe ka liruar 68 persona. Theksohet se më 23 janar 2013 një sulm u ndërmor ndaj qendrës së policisë El-Arab në qytetin Port Said në verilindje të Egjiptit dhe në ngjarje humbën jetën 5 persona. Gjykata e lartë e Apelit në Egjipt ka hedhur poshtë dënimin e përjetshëm për presidentin Muhamed Morsi. Gjykata urdhëroi që 65 vjeçari të rigjykohet, i cili ishte akuzuar për kryerjen e akteve terroriste në bashkëpunim me organizata të huaja. Javën e kaluar, gjykata ka anuluar dënimin me vdekje për Morsin. Mirëpo, ai është ende në vuajtje të dënimit. Morsi u bë president i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 2012, mirëpo ai u hoq nga posti një vit më vonë, pas protestave masive që u bënë kundër sundimit të tij. Që nga ajo kohë, autoritetet kanë nisur një goditje ndaj lëvizjes së Morsit Vëllazëria Myslimane. Me të tilla veprime marrëdhëniet mes qeverisë së Egjiptit dhe lëvizjes Vëllazëria Myslimane janë futur në një fazë të re.