Siria kërkon largimin e ushtarëve turq
Zv/ministri i jashtëm sirian deklaroi se Turqia është përgjegjëse për tensionet dhe krizat në rajon dhe kërkoi që Ankaraja të largojë menjëherë ushtarët turq nga territori sirian.
Feisal Mekdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë, tha se ushtarët turq duhet të largohen menjëherë nga Siria, sepse ushtria siriane nuk mban përgjegjësi për vdekjen e ushtarëve të huaj në territorin sirian. Dje, ushtria turke akuzoi Sirinë për vrasjen e katër ushtarëve turq në veri të Sirisë. Nga ana tjetër mësohet se forcat e ushtrisë siriane kanë marrë nën kontroll qytetin strategjik Al Bab në pjesën lindore të Alepos, duke dëbuar forcat e huaja nga ky qytet. Feisal Al Mekdad theksoi se pretendimi i Turqisë për luftë kundër ISIS-it është tepër qesharak, pasi dihet qartë se Ankaraja ka qenë përkrahësja kryesore e grupeve terroriste në Siri.