Zbulohen detajet e sulmit në aeroportin Telfar
Pamjet satelitore kanë zbuluar rolin e dronëve amerikanë gjatë sulmit ndaj kampit të komandës së forcave popullore të Irakut në aeroportin Telfar.
Dje një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut ka thënë se koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar nga Amerika ka sulmuar me raketa vendin e takimit të kryeministrit irakian Hejdar Ebadi me komandantët ushtarakë të Irakut në aeroportin Telfar. Sipas këtij komandanti të forcave vullnetare, raketa ka rënë vetëm pak orë pas përfundimit të takimit dhe është lëshuar nga një avion i telekomanduar amerikan. Ngjarja ndodhi në orën 16:30 të ditës së djeshme dhe raketa ka rënë 1.5 metra larg vendit ku u organizua takimi. Hetimet e mëpasshme mbi raketën bënë të qartë faktin se kjo raketë nuk është lëshuar nga grupi terrorist ISIS, por nga një avion pa pilot i forcave të koalicionit ndërkombëtar. Avioni është ngritur në ajër në një prej bazave të koalicionit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.