Çlirohen disa rajone në juglindje të Mosulit
(last modified Sun, 27 Nov 2016 06:34:57 GMT )
Nëntor 27, 2016 07:34 Europe/Tirane
  • Çlirohen disa rajone në juglindje të Mosulit

Në vazhdën e operacioneve për çlirimin e provincës Ninva në veri të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS, forcat irakiane kanë marrë kontrollin edhe në disa rajone të tjera në juglindje të Mosulit, qendër e kësaj province.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se forcat irakiane gjatë luftës kundër terroristëve të ISIS gjatë ditës së shtunë kanë marrë kontrollin e plotë në disa zona kryesore në juglindje të Mosulit duke përfshirë edhe lagjen Haj el-Amen, Khadra dhe Kerame. Burimet informative kanë njoftuar se nga një sulm ajror i kryer në rajonin Shamsijat në juglindje të Mosulit, është vrarë Abu Enes Shishani, një prej krerëve të ISIS sëbashku me katër terroristë të tjerë. Gjatë luftimeve të ditës së shtunë, forcat irakiane kanë vrarë 87 terroristë. Ushtria irakiane para kësaj ka deklaruar se që nga fillimi i operacioneve, ka arritur të çlirojë mbi 50% të territoreve të pushtuara nga ISIS në provincën Ninva.

Tags