Asgjësohen sulmet e terroristëve në jug të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36553-asgjësohen_sulmet_e_terroristëve_në_jug_të_sirisë
Ushtria dhe forcat e rezistencës së Sirisë kanë asgjësuar sulmet e terroristëve në jug të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2016 11:28 Europe/Tirane
  • Asgjësohen sulmet e terroristëve në jug të Sirisë

Ushtria dhe forcat e rezistencës së Sirisë kanë asgjësuar sulmet e terroristëve në jug të këtij vendi.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se grupet terroriste në jug të provincës Kunejtra në jug të Sirisë të shtunën kanë tentuar të pushtojnë pozicionet e ushtrisë së Sirisë në këtë rajon, të thyejnë rrethimin në pjesën jugore të Damaskut dhe të ndihmojnë terroristët në betejën e Alepos në veri të këtij vendi, mirëpo me iniciativën e forcave të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Sirisë, janë asgjësuar këto sulme të terroristëve. vlen të theksohet se pas ashpërsimit të luftimit në qytetin strategjik Al-Bab në verilindje të Alepos, , burimet siriane kanë njoftuar për operacionet paraprake të ushtrisë siriane për të parandaluar realizimin e ëndrrës së Turqisë e cila me mbështetjen ndaj terroristëve, synon të krijojë një zonë të lirë në këto rajon.