Dhjetëra të vrarë nga granatimet e ISIS në veri të Mosulit
Nëntor 27, 2016 19:58 Europe/Tirane
Sulmet terroriste të ISIS në veri të Mosulit në Irak, kanë lënë të vrarë dhe të plagosur mbi 70 persona.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në sulmet raketore dhe me granata të grupit terrorist takfirist ISIS në veri të Mosulit, në provincën Ninva (veri të Irakut), 28 civilë janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Po ashtu burime mediatike nga iraku kanë bërë të ditur se nga shpërthimi i dy bombave në perëndim të Bagdadit, të paktën dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Po ashtu shpërthime te bombave kanë ndodhur edhe në jug dhe perëndim të Bagdadit. Këto shpërthime vijnë pas progreseve të ushtrisë irakiane në operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i ISIS.
Tags