Ushtria siriane vë nën kontroll rajonin Holk në lindje të Alepos
Nëntor 28, 2016 07:54 Europe/Tirane
Ushtria siriane e mbështetur nga forcat e rezistencës ka vënë nën kontroll rajonin Holk në lindje të qytetit Alepo duke e çliruar atë nga zgjedha e terroristëve.
Burime nga ushtria siriane bëjnë të ditur se ushtria së bashku me forcat e rezistencës kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin Holk të qytetit Alepo dhe në luftimet me terroristët kanë vrarë shumë terroristë. Për momentin ushtria siriane është duke ndjekur hap pas hapi terroristët në Alepo ndërkohë që ekspertët e çarmatimeve po merren me çmontimin e bombave të vendosura nga terroristët. Ditën e dielë ushtria siriane ka çliruar dhe pastruar edhe rajonin Henano nga prania e terroristëve.
Tags