Talebanët kthehen në Afganistan nga Pakistani
Nëntor 28, 2016 07:20 Europe/Tirane
Mediat pakistaneze njoftuan se disa prej krerëve të grupit Taleban janë rikthyer pas një dekade në Afganistan.
Gazeta Tribune Express e Pakistanit shkruan se krerët e grupit Taleban për vite me radhë kanë hartuar plane në Pakistan dhe tani synojnë të kthehen përgjithmonë në Afganistan për të vazhduar luftën e tyre kundër qeverisë së Kabulit e cila sipas grupit Taleban ka mbështetjen dhe kontrollohet nga Amerika. Më herët autoritetet pakistaneze kanë konfirmuar praninë e krerëve të talebanëve në Pakistan, të cilët Pakistani mundohet t’i detyrojë të ulen në tryezën e bisedimeve.
Tags