Dhjetëra civilë sirianë vriten dhe plagosen nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36766-dhjetëra_civilë_sirianë_vriten_dhe_plagosen_nga_isis
Në sulmet e grupit terrorist ISIS në qytetin Dejrulzur në lindje të Sirisë, 6 civilë sirianë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Dhjetëra civilë sirianë vriten dhe plagosen nga ISIS

Në sulmet e grupit terrorist ISIS në qytetin Dejrulzur në lindje të Sirisë, 6 civilë sirianë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur.

Terroristët e ISIS kanë sulmuar me mortaja zonat e banuara të qytetit Dejrulzur, ku përveç viktimave kanë shkaktuar edhe shumë dëme materiale. Ndërkohë mësohet se sot 3000 persona të armatosur janë transferuar nga qyteza Khanashikh në periferinë perëndimore të Damaskut, drejt qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë. Nga ana tjetër, Pas dy javësh luftime intensive, forcat siriane kanë arritur që të marrin nën kontroll distriktin strategjik në Sakurit në Alepo, duke i ndarë në këtë mënyrë terroristët  në dy kampe. Me anë të kësaj strategjie, ushtria qeveritare ka arritur që të përçajë terroristët që luftojnë kundër qeverisë së Presidentit Bashar Asad. Gjatë luftimeve mes palëve ka patur edhe mijëra persona që janë larguar nga shtëpitë e tyre. Ushtria qeveritare siriane ka arritur që të avancojë ndjeshëm në lindje të qytetit të Alepos, duke marrë nën zotërim një zonë me rëndësi thelbësore strategjike.