Fitorja e madhe e ushtrisë siriane në lindje të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36787-fitorja_e_madhe_e_ushtrisë_siriane_në_lindje_të_alepos
Rami Abdul’rahman drejtori i grupit të quajtur “ Observatori mbrojtës i të drejtave të njeriut në Siri” që është një prej grupeve opozitare në këtë vend, më 28 nëntor konfirmoi se ushtria siriane ka marrë nën kontroll të plotë rajonin Sakhur në lindje të qytetit Alepo duke i thënë goditjen më të madhe kryengritësve të armatosur të Bashar Asad që prej vitit 2012.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 29, 2016 06:42 Europe/Tirane
  • Fitorja e madhe e ushtrisë siriane në lindje të Alepos

Rami Abdul’rahman drejtori i grupit të quajtur “ Observatori mbrojtës i të drejtave të njeriut në Siri” që është një prej grupeve opozitare në këtë vend, më 28 nëntor konfirmoi se ushtria siriane ka marrë nën kontroll të plotë rajonin Sakhur në lindje të qytetit Alepo duke i thënë goditjen më të madhe kryengritësve të armatosur të Bashar Asad që prej vitit 2012.

Alepo është qyteti i dytë më i madh në Siri. Ky qytet prej vitit 2012 dhe kryesisht pjesa lindore e tij, mbahet e kontrolluar prej terroristëve. Grupet terroriste të rrethuara në lagjet lindore të Alepos, kanë sulmuar disa herë me mortaja lagjen Al Mejdan të këtij qyteti, duke vrarë tre civilë sirianë mes të cilëve dy gra dhe duke plagosur 15 të tjerë. Këto sulme terroriste kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në zonat e banuara në perëndim të Alepos. Terroristët vazhdojnë të pengojnë largimin e civilëve sirianë nga rajonet lindore të Alepos dhe përpiqen që t’i përdorin civilët si mburojë humane përballë sulmeve të ushtrisë siriane. Mirëpo forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e operacioneve të tyre kundër terroristëve në provincën Alepo në veri të këtij vendi, kanë çliruar edhe disa rajone të tjera të kësaj province nga pushtimi i terroristëve. Forcat e ushtrisë siriane kanë filluar operacione të reja për çlirimin e qytetit Al Bab dhe në kuadër të këtyre operacioneve, kanë çliruar 20 fshatra në verilindje të provincës Alepo nga pushtimi i terroristëve. Forcat e ushtrisë siriane aktualisht ka avancuar më shumë se 120 km2 në verilindje të Alepos dhe qëllimi i ardhshëm i tyre është çlirimi i rajonin Umu Amed, si një prej qendrave të rëndësishme të terroristëve të ISIS. Forcat siriane kanë sulmuar një grup të krerëve të grupit terrorist të ashtuquajtur "Xhejshul-Islam" në rajonin Duma në rrethinën e Damaskut ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Nga ana tjetër terroristët kanë sulmuar me predha qytezën Zahra në veri të Alepos ku si pasojë janë plagosur gjashtë civilë sirianë. Sa i përket operacioneve të ushtrisë kundër terroristëve në Alepo, Rami Abdul’rahman drejtori i grupit të quajtur “ Observatori mbrojtës i të drejtave të njeriut në Siri” që është një prej grupeve opozitare në këtë vend, më 28 nëntor konfirmoi se ushtria siriane ka marrë nën kontroll të plotë rajonin Sakhur në lindje të qytetit Alepo duke i thënë goditjen më të madhe kryengritësve të armatosur të Bashar Asad që prej vitit 2012. Edhe sheik Muhamed Bin Abdul’rahman Thani ministër i jashtëm i Katarit ka shprehur shqetësimet e tij për avancimin e forcave të ushtrisë siriane në qytetin Alepo dhe ka thënë se në rast se ky qytet kontrollohet plotësisht nga forcat e ushtrisë atëherë Katari dhe aleatët e tij do të vazhdojnë mbështetjen për kryengritësit dhe kundërshtarët e qeverisë. Marrja e kontrollit të qytetit Alepo ka rëndësi për arsye se në këtë mënyrë ndërpriten rrugët e lidhjeve të terroristëve me Turqinë dhe kjo do të bëjë të mundur shkurtimin e jetës së grupeve terroriste në Siri.